Sandviç me mish peshku

0
291

Përbërësit:

• 12 feta buke për tost
• 1,5 decilitër ajkë
• 150 gramë mish peshku ton nga konserva
• 2 domate
• 150 gramë kokrra misri
• 1 spec i gjelbër
• 40 gramë ullinj të gjelbër pa bërthamë
• 4 fletë të sallatës së gjelbër
• erëza të përziera

Përgatitja:

1. Mishi i peshkut ton hiqet nga konserva dhe kullohet mirë nga yndyra e tepërt.

2. Domatet dhe ullinjtë priten në rrathë, ndërsa specit të gjelbër i hiqet bishti, i hiqen farat dhe pritet në kube.

3. Në enë të veçantë bashkohen ajka, speci, kokrrat e misrit dhe shtohen erëza të përziera sipas shijes.

4. Feta e bukës për tost lyhet me përzierjen e ajkës me perime, mbulohet me rrathë domatesh dhe përmbi hedhet pak mish peshku ton. Përmbi mish vendoset fletë e sallatës së gjelbër dhe e tëra mbulohet me fetën tjetër të bukës për tost.

Procedura e njëjtë përsëritet edhe një herë dhe përfundohet me fetën e bukës për tost. Në të njëjtën mënyrë, nga materiali i mbetur, përgatiten edhe tre sandviçë. /TG