Siri – Asad pranon "gabimet" por mbron vendimet e tij

Presidenti sirian, Beshar Esad pranoi se kishte gabuar në qeverisjen e vendit në fillim të kryengritjes ndaj regjimit në vitin 2011, por theksoi se vendimet thelbësore kishin qenë të drejta, gjatë një interviste të publikuar në të përjavshmen gjermane “Der Spiegel”.

“Janë bërë gabime personale. Të gjithë ne bëjmë gabime. Edhe një president gabon”, deklaroi Esad, intervistat e të cilit për median e huaj janë rritur ndjeshëm kohët e fundit.

“Edhe pse mund të jenë bërë gabime gjatë zbatimit, vendimet thelbësore kanë qenë të drejta”, këmbënguli ai.

Në mars të vitit 2011, regjimi shtypi brutalisht kryengritjen popullore në Siri duke e shndërruar atë në një konflikt të armatosur që ka shkaktuar deri tani më shumë se 115 000 të vdekur.

I pyetur mbi përgjegjësinë e regjimit dhe opozitës për dhunën dhe masakrat, Esad u përgjigj se realiteti nuk ishte bardhë e zi.

“Nuk mund të thuhet se opozita është 100 për qind fajtore për gjithçka e ne për asgjë”, shtoi ai.

“Realiteti nuk është i bardhë apo i zi, ka gjithashtu një nuancë gri. Por, është e drejtë të thuhet se ne mbrohemi. I gjithë vendi duhet t’i luftojë “kriminelët”, theksoi Esad./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSandviç me mish peshku
Artikulli vijuesE shkatërruan PTK-në