Sarajevë, policia frikësohet nga dhuna në protesta

Për sot, e shtunë, janë paralajmëruar protesta masive në Sarajevë dhe në qytetet të tjera nëpër tërë Bosnjën e Hercegovinën (BeH).
Plenumi i qytetarëve të Sarajevës, nga takimi i mbrëmshëm, ka bërë thirrje për protesta masive. Tubimi është paraparë të fillojë sot në mesditë, kurse tubime proteste janë paralajmëruar në shumë qytete të tjera, transmeton Dnevnik.hr.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se posedon me informata që në disa pjesë të qytetit po organizohen grupe të rinjsh, të cilët planifikojnë që tubimin e sotëm ta shfrytëzojnë për protestë të dhunshme ndaj objekteve të institucioneve dhe kantoneve në BeH dhe ndaj policisë. Prandaj, MPB apelon për protesta të qeta. /Telegrafi/

Artikulli paraprak4 alternativa pa pagesë kundrejt WhatsApp-it
Artikulli vijuesJa 10 shtetet që punojnë më pak në botë