Save the Children: Po manipulohet me shifrat e emigrantëve të mbytur

0
140
Organizata Save the Children ka deklarur se numri i emigranteve të mbytur në brigjet e Mesdheut është shumë me i madh se sa që raportojnë mediet.
 
Vetëm sot së paku 40 emigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe, ndërsa fillimisht u raportua për pesë persona.
 
Save the Children njofton se ka mbedhur dëshmi nga të mbijetuarit e strehuar pranë Sicilisë, ku edhe ka ndodhur përmbysja e varkës me së paku 130 persona.
 
Organizata akuzon autoritetet për fshehjen e të dhënave të viktimave, ndërsa pretendon se gjatë këtij viti të paktën 1750 njerëz kanë vdekur në përpjekje për të kaluar Mesdheun.
 
Numri i emigratëve që kërkojnë portat e perendimit nëpërmjet Mesdheut është rritur ditët e fundit duke përfituar nga moti i favorshëm, teksa vetëm në tre ditë janë shpëtuar 7 mijë njerëz.
 
Kriza e varfërisë dhe sigurisë në Afrikë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar fluks të refugjatëve në Evropë, me qindra mijëra njerëz që në mënyra të ndryshme kërkojnë strehë më të sigurtë. /mszh