Synimi ynë i vetëm është demokratizimi i Sirisë

Në fjalën që mbajti në takimin e 9-të vjetor të Jaltës “Strategjia Evropiane”, organizuar në Ukrainë, Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan dha mesazhe lidhur me Sirinë.

“Ne i mbajmë dyert hapur për ata që arratisen nga dhuna në Siri. Synimi ynë i vetëm është demokratizimi i Sirisë brenda tërësisë së saj territoriale dhe të jetë kështu një shembull pozitiv për të gjithë rajonin. Në pikën e arritur sot duhet që edhe bashkësia ndërkombëtare të veprojë si një e vetme dhe të mos lejojë këtë dramë njerëzore që shfaqet para syve tanë dhe shndërrimin e vendit në një vatër zjarri. Në këtë kuadër një përgjegjësi e madhe i takon Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendeve si Rusia me Kinën, vende që kanë një rol kyç në ç’bllokimin e procesit. Është në përgjegjësinë tonë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm ndaj popullit sirian përparimi i Sirisë drejt vendosjes së regjimit të ri dhe demokratik duke përmbyllur sa më shpejt procesin e tranzicionit në këtë vend. Ne si Turqi ashtu siç kemi vepruar edhe me vendet e tjera gjatë procesit të tranzicionit do ti japim Sirisë çfarëdo lloj ndihme e përkrahjeje duke përfshirë edhe ndarjen e përvojës dhe ndihmat konkrete. Ne nuk duam të jemi një model, por një mik i vërtetë me të cilin sirianët do të bashkëpunojnë”, u shpreh Kryeministri i Turqisë Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan./trt/kohaislame

Artikulli paraprakHipertensioni, 7 rregullat për ta luftuar
Artikulli vijuesErdogan: Fundi i pashmangshëm i regjimit të Asadit