S’besojnë në përmbushjen e kritereve për vizat

Njohësit e integrimeve evropiane nuk besojnë se institucionet e Kosovës deri në fund të javës do të mund t’i përmbushin rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave.
Vigan Qorrolli dhe Besa Shahini kanë vlerësuar se disa prej tetë kritereve nuk mund të përmbushen kaq shpejt.

Sipas tyre, insistimi i Qeverisë së Kosovës, se këto kritere do t’i përmbushë në kohë rekorde, është i pakuptimtë.

“Është utopike të besohet se Qeveria dhe institucionet e tjera të Kosovës kaq shpejt do t’i përmbushin rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian, duke pasur parasysh se disa prej këtyre kritereve që KE-ja i ka përcaktuar për liberalizim të vizave nuk varen nga politika, pra nga Qeveria e Kosovës, siç është kriteri i luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nuk ka mjafton vetëm ngritja e aktakuzave ndaj disa personave. Kështu që, Qeveria shumë shpejt ka deklaruar se i ka përmbushur këto rekomandime. Do të ishte lajm i mirë nëse BE-ja i pranon si të mirëqena përmbushjen e këtyre tetë rekomandimeve”, ka thënë Qorrolli. /Epoka e re/

Artikulli paraprakShqiptari i akuzuar për pedofili ballafaqohet me fëmijët dhe i kërcënon në gjyq: Do t’ju zhduk
Artikulli vijuesNjë demarkacion i ri, pa u kryer i vjetri