Schalke ofron tetë milionë euro për Gashin

Sulmuesi i Baselit, Shkëlzen Gashi, ka gjasa të mëdha që këtë edicion të luajë në Bundesligë.
 
Uebfaqja zvicerane “Fussballinfos.ch” të dielën ka bërë të ditur se skuadra e Schalke ka bërë ofertë për Gashin.
 
Mësohet se për transferimin e sulmuesit 27-vjeçar, Schalke i ka ofruar Baselit tetë milionë euro dëmshpërblim. Kjo është oferta e dytë zyrtare që Baseli e merr nga Bundesliga për Gashin, pasi më herët Borussia Dortmundi kishte ofruar gjashtë milionë euro.
 
“Schalke nuk po dorëzohet për Shkëlzen Gashin. Gjermanët kanë ofruar tetë milionë euro për transferimin e tij gjatë kësaj vere”, ka shkruar uebfaqja zvicerane. “Baseli po mundohet t’u rezistojë të gjitha ofertave, pasi dëshiron ta mbajë Gashin edhe për këtë edicion”.
Artikulli paraprakGazetari Arben Zeqiri ia mshel gojën Ibrahim Kelmendit
Artikulli vijuesApple hoqi dorë nga iPhone 6C