“Skënderbeu nuk iku nga sulltani – ai u caktua si qeveritar në Shqipëri”

Në 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, hostriani Aurel Plasari, ka thënë një intervistë në Opinion në TV Klan rreth figures së Skënderbeut.

Plasari mes shumë fakteve historike të dhëna për Skënderbeun ka përmendur edhe një jo shumë të ditur për publikun e gjerë.

Sipas Plasarit është dëshmuar, përmes shënimeve osmane të asaj kohe se Skënderbeu nuk kishte ikur nga Sulltan Murati, porse ai ishte caktuar në trojet shqiptare si qeveritar osman.

“Skënderbeu ishte dërguar në Krujë si qeveritar osman, si një lloj administratori”, ka shpjeguar Plasari.

Ai ka treguar edhe për prejardhjen e nënës së Skënderbeut.

Ka thënë se krejt çka dihet si fakt historik ishte se ajo ishte “bija e zotrit të Pollogut”.

“Historian të ndryshëm të japin opinione të ndryshme për këtë çështje”, ka pohuar Plasari kur është pyetur për atë se a ishte me sllave nëna e Skënderbeut./Kumti.com

 

Artikulli paraprakPunëtori i “Pastrimit” grushtohet në sy gjatë detyres
Artikulli vijuesScot Peck, autori i “Rruga e cila rrallë ndiqet” mbi shpirtin, fenë dhe Zotin