Sejdiu: U falsifikua nënshkrimi im, shihemi në gjyq!

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar nga disa portale, se Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që t’ua jap për kohë të pacaktuar sheshin opozitës, që kjo e fundit t’i ngris tendat në kundrshtim të qeverisë.
I dyti i Prishtinës, në një postim në Facebook ka thënë se për këto spekulime, do të ngre padi.

Postimi i plotë i Sejdiut:

“Shpifjet dhe manipulimet nuk po kanë te ndalur. Tash e pashë këte lajm me një dokument komplet të falsifikuar dhe nënshkrim të falsifikuar.

Së pari unë kam qenë jashtë vendit, dhe jam kthyer para 1 ore në shtepi, pra nuk kam qene fare ne zyrë.

E dyta, ky nënshkrim nuk ka lidhje me nënshkrimin tim. Dhe, këso lloj formati të dokumentit Drejtoria që unë e udhëheq nuk ka.

Për fund, do të ngris kallzim penal për falsifikim ndaj personave që udhëheqin këto portale që po shpërndajnë këso falsifikimesh.

Por mbi të gjitha paniku i portaleve të pushtetit si duket po i shtyen në shpifje, falsifikime, gënjeshtra e lloje te ndryshme manipulimesh mediale.

Asnjëra nuk do të na ndalë!
Ne do te vazhdojmë, ne nuk do të ndalemi, ne do të fitojmë” (sic), ka shkuar Sejdiu.

Artikulli paraprakForca të shtuara policore para objekteve qeveritare
Artikulli vijuesDy kërkesat e opozitarëve drejtuar gjykatës [dokument]