Rëshen, kapen 3 ton kanabis. Policia lokale braktisi aksionin

0
458

Ajo që deklaroi më herët ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, rezulton e vërtëtë. Në qytetin e Rrëshënit janë gjetur më shumë se 3 ton drogë në magazinat e ish-pularisë.

Të arrestuar janë 10 persona. Por përtej këtij operacioni, rasti bëhet i rëndë pasi policia lokale në Rrëshen ka refuzuar të ndërhyjë për sekuestrimin e drogës dhe kapjen e personave që kishin të bënin me të.

Operacioni u finalizua pas mbërritjes së forcave të FNSH dhe RENEA. Deri më tani nuk kemi ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për këtë rast, i cili përbën një tjetër skandal sa i përket implikimit të strukturave shtetërore në trafikun e drogës.