Sekretari amerikan i shtetit takohet me opozitarët sirianë

Sekretari amerikan i shtetit është takuar dhe ka biseduar me opozitarët sirianë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për informim, deklaroi se Xhon Kerri, shefi i DASH, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e opozitarëve sirianë dhe ka diskutuar rreth takimit që pritet të zhvillohet gjatë ditëve të ardhshme në lidhje me krizën në Siri.
Shtëpia e bardhë në këtë deklaratë ka thënë se në takimin e Xhon Kerrit me opozitarët siriane të dy palët kanë rënë dakord për nevojën e ndërprerjes së luftimeve me qëllim që të parandalohet vrasja e civilëve sirianë si dhe të gjendet një rrugëzgjidhjeje diplomatike për krizën në Siri.
Vlen të theksohet se konflikti i armatosur në Siri ka filluar që nga viti 2011 me veprimet e grupeve terroriste të cilat janë formuar me mbështetjen e vendeve perëndimore dhe aleateve të tyre rajonal si Arabia Saudite, Turqia dhe Katari dhe gjatë këtyre viteve kanë kryer krime të mëdha kundër popullit sirian.
Artikulli paraprakOrganizohet kampingu botëror për mbështetjen e qëndrimeve anti-sioniste të Suedisë
Artikulli vijuesÇfarë duhet ditur rreth formave të mbjelljes dhe ngritjes së pemëtoreve