Sekretari i OKI Ihsanollu ia dorëzon detyrën Ijad Medenisë

Përfundoi punimet Samiti i 12-të i Liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik organizuar në kryeqytetin Kajro të Egjiptit, ku Turqia u përfaqësua nga Presidenti Abdullah Gyl.

Në komunikatën përfundimtare, palëve në Siri iu bë thirrje për dialog.

Gjithashtu në samit u mor si vendim që kryesia e radhës për vitet 2016-19 t’i përkasë Turqisë.

Fjalimin e mbylljes së samitit e bëri Presidenti i Egjiptit Muhammed Mursi.

Ai lajmëroi se ata arritën në konkluzionin që organizatorja e samitit të ardhshëm të jetë Turqia.

Në seancën e mbylljes së samitit, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, Ekmeleddin Ihsanollu, detyrën ia dorëzoi ish ministrit të Informatikës dhe të Pelegrinazhit të Arabisë Saudite Ijad Medeni. Ndërsa Presidenti i Egjiptit Mursi i dha Ekmeleddin Ihsanollusë Titullin e Nderit të Nilit për kontributin që ai i dha organizatës.

Mursi, në fjalimin e tij e përgëzoi Ihsanollunë për mbarimin me sukses të detyrës së tij.

Artikulli paraprak“Është shtrigë”, 20-vjeçarja digjet e gjallë
Artikulli vijuesMali – Ministri francez i mbrojtjes viziton Katarin, për të fituar mbështetje