Sekretet e çokollatës së zezë

Për dallim nga çokollata e zakonshme e cila është e pasur me sheqerna dhe e varfër sa u përket antioksindatëve, çokollata e zezë është minierë e vërtetë e tyre.
 
Është interesante që çokollata me përqindje të lart të kakaos (të paktën 70 për qind) përmban më shumë antioksidante se sa çaji i gjelbër ose vera e kuqe!
 
1. Mbron lëkurën
 
Hulumtimi i publikuar në revistën “Journal of Nutrition” ka treguar që personat që konsumojnë çokollatën e zezë kanë lëkurë më të butë, 25 për qind më pak pika të kuqe pas ekspozimit në diell, ndërsa lëkura e tyre e mban lagështinë për një kohë më të gjatë. Njëlloj kështu, me çokollatë mund të parandaloni njollat që shkaktohen nga plakja.
 
2. Çokollata e zezë ruan zemrën
 
Ekspertët e Harvardit kanë analizuar 21 studime të publikuar më parë për konsumimin e kakaos me gjithsej 2500 të anketuar. Përveç që mund të ulë shtypjen e gjakut dhe përmirësojë gjendjen e enëve të gjakut, konsumimi i kakaos është përgjegjës për reduktimin e kolesterinës së keqe, ndërsa njëkohësisht rrit nivelin e kolesterinës të mirë.
 
3. Nëse jeni të mërzitur, hani një copë të çokollatës së zezë
 
Me shumë hulumtime është vërtetuar që çokollata e zezë mund të ulë shtypjen e gjakut. Kështu hulumtimi në universitetin e Kölnit ka treguar që madje dhe sasitë e vogla të çokollatës së zezë japin potencial të ngjashëm të uljes së shtypjes së gjakut si edhe ushqimet dietike të cilat janë dëshmuar si të suksesshme në reduktimin e problemeve kardiovaskulare./Koha
Artikulli paraprakOppo publikon fotografitë zyrtare të telefonit më të hollë në botë
Artikulli vijues"Xhemati i Dardanisë" – ndihmon në ndërtimin e një banese