Sipas TIME, fqinji i pasur ka gjithmonë disa sekrete që i mban të fshehura. Ai është i durueshëm, shpenzon më pak sesa fiton dhe mendon dyfish para.
“Bari i komshiut është gjithmonë më i gjelbër”, thotë një proverb. Dhe ndonjëherë duket se realiteti është vërtet i tillë: shtëpia e tij është më e bukur se e juaja, kopshti gjithmonë i kuruar, ka një pishinë dhe ndoshta është edhe milioner. Ashtu siç raportohet nga CNBC, në vitin 2013 ishin plot 13,2 milionë superpasanikë, vetëm në SHBA. “Mbase një ose dy nga ata jeton pranë jush”, shkruan TIME, që ka dashur të paraqesë sekretet që fsheh çdo fqinj i pasur.
Çfarë fshihet pas pamjes perfekte të shtëpisë apo të rrobave të tij? Ja disa mësime që ai mund t’u japë të tjerëve:
Harxhon më pak nga sa fiton
Parimi i tij është: “Më mirë të jesh i pasur, pa u vënë re”.
E di se durimi është virtyti i të fortëve
E ka mësuar nga vetja se milioner nuk bëhesh për një natë. Pasuria grumbullohet dalëngadalë, me paratë e kursyera denjësisht në vite.
Do t’ju bëjë një xhiro me makinën e tij të vjetër
Ka një shtëpi gjigante. Por nëse keni nevojë për të lëvizur me makinë, me siguri që do t’ua mundësojë, por me makinën e tij të vjetër. Mendoni se kjo gjë mund ta bëjë atë që të ndihet i varfër? Provoni ta pyesni nëse i bën përshtypje opinioni i të tjerëve dhe do të zbuloni se nuk i intereson aspak.
I “mbush” kartat e kreditit çdo muaj
Nuk i lë asgjë rastësisë dhe e di se jo gjithmonë mund të paguajë drejtpërdrejt, ndaj nuk harron asnjëherë që të kontrollojë kartat e tij të kreditit çdo fund muaji.
E ka kuptuar shpejt se paratë nuk e blejnë lumturinë
Por ai ka kuptuar gjithashtu se për të arritur “nirvanat”, më parë duhet të arrijë të fitojë një farë lirie ekonomike.
Nuk harron kurrë se liria financiare vjen nga fakti i të qenët i lirë prej borxheve
Kjo gjë padyshim varet pashmangshmërisht nga niveli i të ardhurave apo marrja e parave.
Njeh të mirat dhe të këqijat e një pune të dytë
E di se bërja e një pune të dytë, jo vetëm që rrit llogarinë në bankë, por e bën edhe më të impenjuar. Dhe të qenët i zënë, e bën të vështirë harxhimin e asaj që merret.
Ka kuptuar se paratë janë si një fëmijë
Janë të paaftë që të qeverisen vetë. Nuk mund të prisni që të rriten dhe të maturohen, pa u menaxhuar në mënyrë të besueshme dhe të përgjegjshme.
Beson në shpërblim
Ka mësuar të paguajë vetveten më parë se të tjerët dhe beson se kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të kursyer dhe për të qenë më i disiplinuar në menaxhimin e financave.
E di se të dështojë në projekte është si të projektojë për të dështuar
Pavarësisht se disa milionerë janë bërë të tillë prej fatit, pa pasur një objektiv ose një projekt të qartë, fqinji i shtëpisë, ai i pasuri, është i bindur se një plan shërben gjithmonë.
Kur është koha për të menduar për objektivat, nuk është asnjëherë i lodhur për të menduar në mënyrën më të mirë
Ka mësuar se sukseset më të shumta financiare kërkojnë largpamësi të mëdha dhe guximin për të arritur deri në fund.
Ka bërë punën që ka dashur, por nuk punon më
A mund të ndodhë që t’i jepet fund një gjëje që duhet shumë? Me sa duket po. Shumë nga ata që kanë një fqinj ose një të njohur milioner, mund ta kenë bërë këtë “zbulim”: nuk punon më. “Pavarësisht se bënte punën e ëndrrave të tij, ai nuk e bën më, sepse ka arritur gjithçka që mund të arrinte”, shkruan TIME. Dhe atë që i mjafton për vite me radhë”.
N. A.
Burimi: Huffington Post