“Asad përdor si armë urinë për të gjunjëzuar popullin”

Muhamed Allush, përfaqësuesi politik dhe i bisedimeve të Xhejshul Islam (Ushtria Islame), grup ky është pjesë e opozitës siriane ka thënë se Asad është duke përdorur urinë për të gjunjëzuar popullatën, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke tërhequr vëmëndjen në faktin se regjimi i Asad zbaton politika shtypëse kundrejt popullatës si përshembll pajisja me leje për mbajtjen e mjekrës dhe se për të qenë pjesë e bisedimeve i kanë kërkuar edhe prerjen e saj Allush thotë se ndodhet në Gjenevë për të mbrojtur ‘të drejtat e popullit’ në vijim shtoi: ”Ndodhemi këtu për të mbrojtur të drejtat e popullit sirian i cili burgoset, keqtrajtohet. Jemi këtu për të drejtat e sirianëve të cilët mbyten në dete. Edhe pse besojmë që është një vaxhib në fenë Islame, nuk jemi këtu për mjekrën, por jemi për të mbrojtur fëmijët, familjet dhe sirianët tanë”.

Allush në fjalën e tij tha se delegacioni i opozitës siriane është i gatshëm të bisedojë për të ndaluar gjak-derdhjen, ruajtjen e rregullave dhe arritjen me sukses të revolucionit në Siri.
Ai thotë se kanë dorëzuar një kërkesë më shkrim për këtë gjë dhe se për të bërë një tranzicion të plotë duhet të formohet një kuadro drejtuese me të drejta të plota si dhe të çohen në vend vendimet e marra në KS të OKB-së.

”Koalicioni ndërkombëtarë dhe Rusia është problem vetëm për civilët”

Në vijim të fjalës së tij Allush thotë: ”Ata që u vranë në Rakka janë civilët, ndërsa fortesat e DAESH janë në gjendje të mirë. Ndërsa ne si koalicion deri më tani kemi arritur të marrim drejtimin e disa fshatrave në veri të Halepit. As koalicioni dhe as Rusia nuk do ta mundin DAESH-in, por ne jemi ata që do ta mundin. Koalicioni ndërkombëtarë dhe Rusia është problem vetëm për civilët”.

”Regjimi nuk kërkon zgjidhje”

”Kërkohet një marrëveshje në këmbim të ushqimit. Ky është një krim lufte” thotë Allush dhe në vijim shton: ”Asad për të gjunjëzuar popullin po përdor urinë si një armë. Vetëm ky veprim në vetvete është një krim lufte. Kërkojmë nga opinioni ndërkombëtarë që të bëjnë presion veçanërisht Rusisë”.

”Regjimi nuk kërkon një zgjidhje të kësaj situate, pasi duket qartë që me dërgimin e delegacionit. Ministria e Punëve të Jashtme nuk është një institucion që ka të drejtë fjale. Regjimi këtë e bën vetëm për të fituar kohë. Po të kërkonte një zgjidhje të kësaj situate regjimi mund të dërgonte zyrtarë të sigurisë dhe komandantë në takime. Normalisht ne për të treguar qëllimin tonë do të vijojmë me bisedimet, por duhet të dihet se kërkesat tona ende nuk janë plotësuar” nënvizon Allush.

Ndërsa tërheqjen e pjesshme të Rusisë Allush e konsideron si pozitive por ai thekson se ata duan të rikthehen në këtë rajon. ”Futja e rusëve në Siri ishte armiqësore. Në sulmet e tyre u shkatërruan 67 shkolla dhe një numër i madh spitalesh. dhjetëra mijëra njerëz u detyruan të lënë shtëpitë e tyre. Një numër të madh fshatrash i shkrumbëzuan, ndërsa disa rajone i kanë marrë nën mbikëqyrje”.

Allush tërheqjen e tyre e cilësoi si një taktikë, por nënvizoi se kjo tërheqje është gjithashtu si pasojë e kostos financiare.

Artikulli paraprakErdogan: BE po na mashtron që nga viti 1963
Artikulli vijuesRefugjatët – Rama: Nuk do të ndërtojmë mure, por as nuk do t’i hapim kufijtë