Sot do të publikohen shifrat e sektorit automobilistik turk për vitin 2015, ku pritet thyerja për herë të katërt në prodhim, eksport dhe punësim.
Nisën të vijnë lajmet e mira për rekorde të reja në sektorin automobilistik turk, për të cilin 2015-a ishte një vit i artë. Industria e lokomotivave regjistroi për vitin e kaluar shifrat më të larta të të gjitha kohërave në prodhim dhe eksport.
Sipas të dhënave të publikuara nga shoqata e Industrisë Automobilistike (OSD) prodhimi automobilistik në total është rritur me 16% duke arritur në 1 milionë e 359 automjete.
Eksportet në këtë sektor janë rritur me 12% dhe numri i automjeteve të eksportuara është 992 mijë. 73 në çdo 100 automobila të prodhuar në Turqi kanë shkuar jashtë në tregun botëror.
Rekordi në prodhim ishte thyer në vitin 2011 me 1 milionë e 190 mijë automjete, kurse në eksport ishte thyer në vitin 2008 me 910 mijë automobila.
Tani e kanë radhën shifrat që do të publikohen sot për shitjet e sektorit automobilistik, i cili pritet të thyejë rekordin e 4-t në vitin 2015 edhe në fushën e punësimit.