Policia e Kukësit ka njoftuar finalizimin me sukses të operacionit “Hijet e natës“, duke sekuestruar 3 kilogramë kanabis dhe duke arrestuar 5 persona.
Në pranga janë vënë 19-vjeçari Shkumbin Muslikaj, 18-vjeçari Hasan Jupa, 20-vjeçari Alban Shuti, 17-vjeçari me iniciale R.J. dhe 34-vjeçari Imerli Muslika.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Toyota, me targa AA 786 CD, në afërsi të spitalit Kukës, iu gjetën dhe iu sekustruan rreth 3 kg lëndë narkotike e futur në një valixhe, të cilën po tentonin ta shisnin, raporton Top Channel.