Serbët vazhdojnë të "blejnë" nuse në Shqipëri

Në komunën e Preshevës dhe Bujanocit vitin e kaluar ishin bërë gjashtë martesa mes serbëve dhe vajzave shqiptare nga Shqipëria. Këta janë njerëz kryesisht të moshuar, të cilët martohen më ndihmën e parasë, që i shpenzojnë me gra shqiptare.

Tre muaj më parë edhe Bratislav Tasic nga një fshat afër Bujanovcit, Lopardince ishte martuar me një grua shqiptare nga Tirana.

Sipas disa informatave, serbët blejnë vajzat shqiptare për 5 mijë e 500 euro.

Një njeri serb ka thënë se ai i ka frikë martesave mes serbëve dhe vajzave shqiptare. Sipas tij, fëmijët me nënat shqiptare, nuk dihet ndoshta nesër mund ta “tradhtojnë” Serbinë, shkruajnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai dyshon se nëse këto martesa do të ishin të vërteta dhe të sinqerta do të ishin në rregull, por dyshon se femrat që blihen mashtrohen për pak para, ose i sjellin për të ruajtur bagëtinë.

“Ato blihen për pak para ose mashtrohen për një jetë të mirë, mirëpo në fakt gjatë gjithë ditës ato punojnë, bartin dru me traktor dhe merren bagëti”, shprehet serbi.

“U kryqëzua në kishë, ajo vete deshi ta bënte atë”, tha dhëndri Bratislavi.

Gati për martesë 400 shqiptare dhe serbë

“Stara Raška” një organizatë humainare në Beograd ka arritur t’i gjejë 400 femra shqiptare që ishin të gatshme të martohen në Serbi për një hark të shkurtër kohor.

Një serb tjetër thotë se prapa martesave të serbëve me shqiptarë qëndron ndonjë projekt i Shqipërisë.

Megjithatë, shumë shqiptare janë të kënaqura dhe shpejt përshtaten me mjedisin.

Fshati Lopardince ka shumë burra të pamartuar të moshës 50 vjeçare dhe nuk është çudi që ata të vendosin të marrin nuse nga Shqipëria.

Artikulli paraprakRusia dhe Serbia do të realizojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake
Artikulli vijuesKalimi i refugjatëve drejt ishujve të Greqisë shënon rritje