Ditën e nesërme në orën 13:00, në hotel Arka në Shkup pritet të mbahet takimi i radhës mes liderëve politik shqiptarë në Maqedoni me iniciativë të liderit të LR-PDSH Ziadin Sela.
Takimi do të mbahet me iniciativë të Selës pasi lideri i Besës, Bilall Kasami refuzoi të ishte ai që do të mbante mbledhjen.
Ndërkohë, në këtë takim do të bisedohet lidhur me ofertën e dhënë nga Zoran Zaev për marrjen e nënshkrimeve të deputetëve shqiptarë dhe më pas dorëzimit të tyre tek presidenti Ivanov për të marrë mandatin.
Deri më tani përgjigje pozitive për takim ka dhënë vetëm lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ndërsa Kasami dhe Thaçi nuk kanë reaguar ende. /albeu.com/