Selanik, shkatërrohet rrjeti i drogës

Organet greke te Antidroges ne Selanik kane shpartalluar nje rrjet nderkombetar trafikantesh te kokaines.Operacioni eshte kryer ne bashkepunim me ambasaden e SHBA ne Athine.

Sherbimi special i antidroges,pas disa javesh ne ndjekje, ka arrestuar kater persona,dy bullgare ,nje spanjoll dhe nje portugez, tre prej te cileve vleresohet se jane kreret e grupit.

Gjithesej jane konfiskuar 168 kg koakine e paster, nje makine qe perdornin trafikantet dhe 4000 euro ne kesh.

Rrjeti trafikonte kokaine nga vendet e Amerikes Latine nepermjet portit te Selanikut dhe me pas e shperndante ate ne te gjithe vendin.

Sipas organeve greke vlera e saj shkon ne 5.5 milion euro ne shumice,pas shperndarjes trafikantet do te perfitonin 15 milion euro,ndersa ne se do e perzienin me lende te tjera vlera do katerfishohej.

Kjo sasi eshte me e madhja e kapur ne Greqine e Veriut ne vitet e fundit dhe ketu vleresohet edhe puna e Sherbimit Amerikan te Antidroges (DEA) qe ka ndihmuar organet greke te cilat deklarojne se do te kete edhe arrestime te tjera te anetareve te rrjetit.kohaislame

Artikulli paraprakUshtarakët britanikë në gatishmëri për Olimpiadën
Artikulli vijues300 familje të fshatit Skifter të Vitisë përballen me mungesë uji