Selino lufton leukeminë

Me konsumimin e ushqimit, si selino dhe majdanoz, të cilët posedojnë flavonoidin natyrorë apigeninë, sipas shkencëtarëve holandezë nga Universiteti i Groningenit mund të parandalohet leukemia.

Sipas fjalëve të Majkël Pepelenbosh, njërit nga shkencëtarët që kishte marrë pjesë në studim, testet kanë treguar se apigenina një përbërës i përbashkët ky i pemëve dhe perimeve – është në gjendje të parandalojë zhvillimin e dy llojeve të qelizave të leukemisë, si dhe ta zvogëlojë mundësinë e tyre për ekzistencë.

Në anën tjetër, shkencëtarët holandezë kanë vërtetuar se apigenina mund ta zvogëlojë efektin pozitiv të kimioterapisë te personat, tek të cilët tashmë leukemia është vërtetuar.

Flavolnoidet janë bashkim me përbërësit antioksidues, të cilët mbrojnë qelizat e dëmtuara.
Disa studime paraprake kanë treguar se apigenina, të cilën mund ta hasim në selino, majdanoz, verë të zezë, domate, po ashtu mund të jetë mjaft i dobishëm dhe i efektshëm në parandalimin e kancerit të vezoreve.kohaislame

Artikulli paraprak10 arsyet pse kompjuterët e tavolinës do të jenë gjithmonë të nevojshëm
Artikulli vijuesShqiptarët, të fundit në Evropë për kujdesin ndaj dhëmbëve