10 arsyet pse kompjuterët e tavolinës do të jenë gjithmonë të nevojshëm

Steve Jobs bëri një parashikim kur prezantoi iPad-in e ri duke thënë se “kishte filluar epoka post-PC”.

Tashmë, me lançimin e tabletave Windows 8 RT, të cilat përmbajnë versionin e Office, ka mundësi që të arrijmë të jetojmë pa kompjuterët desktop. Vërtet mund të duket tepër intriguese, por mos shpresoni se kompjuterët desktop do të dalin nga qarkullimi kaq lehtësisht.

Edhe pse pajisjet mobile po gjejnë një vend tepër të rëndësishëm në jetët e njerëzve, ka ende shumë punë serioze që kanë nevojë për përdorimin e një kompjuteri desktop.

Më poshtë ju japim 10 arsyet se pse kompjuterët desktop do të jetojnë përgjithmonë:

1. Desktopët janë më të lirë se Laptopët

Kjo sepse pjesët e pajisjeve mobile duhet të jenë sa më të vogla për t’u përshtatur, gjë që rrit koston e prodhimit të tyre.

P.sh, një kompjuter Dell XPS 8500—i cili ka një procesor të gjeneratës së tretë Intel Core i7, 8GB RAM, 1TB hard drive, dhe një kartë grafike AMD Radeon 7570—kushton 799$ në faqen zyrtare të Dell.

Ndërkohë, një laptop Dell Inspiron 14z me të njëjtat karakteristika— procesor të gjeneratës së tretë Intel Core i7, 8GB RAM, 500GB hard drive, dhe një kartë grafike AMD Radeon HD 7570M—kushton 999$.

2. Desktopi është më i fuqishëm

Desktopët janë më të fuqishëm, pra bëhet fjalë për procesorët e tyre.

Kjo për arsyen se laptopët janë dizenjuar për të përdorur më pak energji dhe për të emetuar më pak nxehtësi, pasi ata punojnë me bateri dhe duhet ta ruajnë sa më tepër atë.

Po ashtu, ata kanë shumë pak ventilatorë, gjë që nuk u lejon të mbinxehen.

3. Mund t’i shtoni mijëra pajisje tjera shtesë

Me desktopët mund të lidhen shumë pajisje periferike si eSATA, VGA, DVI, HDMI, kufje etj. Sa më shumë që laptopët prodhohen në përmasa më të vogla, aq më pak hapësirë dhe vende për porta shtesë kanë.

Me një fjalë, laptopët janë të limituar në mundësi të portave prandaj nuk kanë vende të mjaftueshme krahasuar me kompjuterët tradicionalë.

4. Me Desktop kemi mundësi për sa më shumë ekrane

Nëse jeni dizenjues dhe nuk ju mjafton vetëm një monitor, mund të merrni një ekran më të madh apo të lidhni me njëri-tjetrin disa monitorë.

Ekrani më i madh i laptopit është 17.3 inç, ndërkohë që ekrani i një kompjuteri mund të jetë 26 inç.

5. Lojëra në kohë reale dhe në Desktop

Pavarësisht sa mund të jetë fuqia e një laptopi, kur janë në pyetje atraksionet, argëtimi dhe nevoja për të luajtur, desktopi është i pazëvendësueshëm.

Nuk vihet në dyshim se me desktop kemi mundësi më të mëdha për të shtuar perfomancat, siç është karta grafike, memoria RAM, ndërrimi i procesorit etj.

Sigurisht që ka laptopë të krijuar posaçërisht për lojëra, por sërish desktopët fitojnë terren edhe në këtë pikë.

6. Lehtësi kur duhet riparuar

Kur bëhet fjalë për nevojën e ndërhyrjes personale për riparim, atëherë laptopi nuk krahasohet në asnjë mënyrë me një desktop. Në desktop mund të zëvendësojmë cilëndo pjesë në mënyrë të pavarur, lehtë dhe me pak njohuri.

Por jo vetëm kaq, kostoja e një riparimi të një laptopi (shembull një MacBook) apo ndonjë laptopi tjetër, është së paku rreth 300 Euro, ndërsa kostoja e riparimit të një desktopi, mund të jetë rreth 50 Euro.

Ndonjëherë, ia vlen më mirë të blesh një laptop të ri se sa të riparosh të vjetrin.

7. Softuerë të ri dhe më të efektshëm në desktop

Varësisht nga disponimi dhe pa shumë pengesa, cilido nga përdoruesit e një desktopi mund të instalojë apo të modifikojë cilindo softuer që dëshiron, ndërsa në laptop ka më shumë kufizime, siç janë përkrahja teknike e drajverave etj.

P.sh, nëse nga një kompjuter që deri sot përdorej për lojëra, që nesër mund të përdoret për dizajn, punë grafike, arkitekturë etj, pasi këto programe kërkojnë procesorë të fuqishëm, karta grafike të mira, ekran të madh si dhe pjesë periferike (tastierë, mouse apo edhe një tablet vizatimi). Po me laptop? Përgjigjen e keni të gatshme…

8. Rishfrytëzimi i një desktopi është shumë më efektiv

Nëse për një kohë të gjatë e keni përdorur një laptop që në fillim ishte i shtrenjtë, sapo të jetë “shkelur” nga modelet e reja nuk do të kemi shumë mundësi për shfrytëzim alternativ. laptopin mund t’ia falim fëmijës sonë apo ta kemi sa për të kryer ndonjë punë të parëndësishme!

Kurse një desktop mund të shfrytëzohet si një kompjuter alternativ për gjithçka që mund të kemi nevojë, siç është një server shtëpiak, kompjuter për ruajtje të shënimeve, një ndërlidhës, një mbrojtës për Firewall, router apo për eksperimente, por edhe për shumë funksione të tjera të arsyeshme.

9. Desktopi është gjithmonë më i sigurt

Desktopët janë të sigurt dhe kanë jetëgjatësi më të madhe. Duke qenë se nuk janë portabël, ata nuk lëvizin shumë dhe reduktojnë mundësinë e vjedhjes. Edhe në qoftë se hyjnë në shtëpinë tuaj, ka shumë pak mundësi që të vjedhin kompjuterin desktop.

Për arsyen se nuk lëvizin, ata nuk të bien ndonjëherë nga dora apo nuk gërvishten në çantë.

10. Desktopin mund ta ndërtojmë si të duam

Derisa në laptop jemi kryesisht të kufizuar në ato performanca dhe kapacitete me të cilat e kemi blerë, në desktop mund të shtojmë dhe ta ndërtojmë sipas dëshirës sonë.

Çdo pjesë përbërëse e desktopit mund të jetë e një prodhuesi tjetër, siç është, për shembull, pllaka amë (Motherboard) mund të jetë nga ASUS, procesori nga Intel, karta grafike nga Matrox, Disku nga Maxtor, miu (mouse) nga Microsoft, kurse tastiera nga Logitech.

Mos harroni, memoria RAM mund të jetë njëra nga Kingston, tjetra nga një prodhues tjetër, por që duhet t’i kenë “hercat” e njëjta.

Rroftë desktopi!

S’besoj se kemi më shumë për të shtuar. Le të kuptohet dhe vlerësohet vetvetiu nga secili lexues.kohaislame

Artikulli paraprakMicrosoft-i përcakton çmimin e Windows 8
Artikulli vijuesSelino lufton leukeminë