Selman Aude: Ai që s’ka banesë s’ka atdhe, banesa është tregues i identitetit,

Dr Selman Aude, gjatë emisionit të tij në muajin e Ramazanit, theksoi se koncepti i banesës nuk kufizohet në katër mure rrethuese dhe një tavan, por është një koncept më i gjerë, pasi banesa përbën paqen shpirtërore të njeriut dhe identitetin e tij, pasi ai që s’ka banesë s’ka atdhe.

“Që njeriu të ndjejë përkatësinë e tij ndaj atdheut, duhet të ketë prona. Një njeri që jeton me qira, është si një kalimtar. Banesa ka dimension shoqëror, pasi grumbullon familjen, i forcon lidhjet mes anëtarëve të familjes, krijon hapësira intimiteti me njerëzit, ofron mundësinë e mikpritjes së miqve dhe fqinjëve etj… Banesa është ajo që i forcon marrëdhëniet sociale brenda familjes dhe jashtë saj.” tha ai.

Më tej, Aude u shpreh se:”Kur flasim për një banesë, ne kemi parasysh për një banesë të përshtatshme, të bukur dhe që përmbush kriteret shpirtërore dhe sociale. Banesa është një pjesë e vazhdimit të jetës. Profeti Muhamed a.s ka thënë:”Kushdo që i udhëheq myslimanët, nëse nuk ka shtëpi, ti sigurohet një e tillë, nëse nuk është i martuar, të martohet, nëse nuk ka shërbëtor ti sigurohet, nëse nuk ka kafshë për udhëtim, ti sigurohet.” Profeti Muhamed a.s, në këtë hadith përmend të drejtat themeltare që kanë të bëjnë me banesën, mjetin e udhëtimit, sot makina, të cilat janë gjërat e domosdoshme të jetës.”

Aude tha se banesa duhet të jetë e përshtatshme, e gjerë, me numrin e dhomave të duhura, kushtet higjienike, shërbimet e domosdoshme etj… Zonja e shtëpisë duhet të kenë marrëdhënie të ngushta me shtëpinë, përzgjedhjen e saj, modelimin, planin, pasi ato janë amvisat dhe administratoret e saj.

E veçanta në banesat e profetit Muhamed a.s, është se ato i atribuoheshin grave të tij, shtëpia e Aishes, Hafsës, Hadixhes etj… /ao

Artikulli paraprakCatherine Ashton mbajti një takim 2-orësh me Mohammed Mursi
Artikulli vijuesPër gjashtë muaj 478 raste të dhunës në familje