Serbët sulmojnë gazetarët shqiptarë në veri

Gazetarë të mediave shqiptare të Kosovës, Kosovapress, Top Channel, Rtv 21, KTV, RTK, Koha Ditore etj., janë provokuar dhe sulmuar nga një grup serbësh të hënën pasdite në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.

Për fat të mirë, menjëherë kanë intervenuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke parandaluar këtë sulm të grupeve kriminale serbe mbi gazetarët shqiptarë, raporton Kosovapress.

Artikulli paraprakLargime nga puna në Sony
Artikulli vijuesDacic: Rrugët alternative mos i bëni afër KFOR-it