Mustafa e pranon: Djali im pjesë e “skandalit”

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), Isa Mustafa, e ka pranuar sonte se djali i tij, Arben Mustafa, është i përfshirë në një video-incizim duke shihet duke u përpjekur që ta “blejë” një anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në FaceBook, kryetari në largim i Prishtinës, ka thënë se është bërë bujë e panevojshme rreth videos, siç ka thënë ai, të djalit të tij duke biseduar me një të ri rreth mundësisë që t’i bashkëngjitet Forumit Rinor të LDK-së.
“U tha, po ashtu, nga disa media se është iniciuar procedura hetimore për këtë rast. Konsideroj se është mirë që drejtësia të veprojë dhe të sqarojë rastin. Por nuk shoh arsye që ata që nuk pajtohen politikisht me mua, të bëjnë luftë edhe ndaj anëtarëve të familjes sime. Se a ka gabuar apo jo djali im që i ka thënë një të riu të bashkëngjitet në LDK, le të vendosë drejtësia”, ka shkruar ai.
Pretendenti për kryeministër të Kosovës, më tutje ka thënë se kundërshtarët e tij politik luftën politike duhet t’ia zhvillojnë me të si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe jo me familjen e tij.
“Insistimi që mediat dhe politika të paragjykojnë drejtësinë është i rrezikshëm për demokracinë tonë. Prandaj i ftoj të gjitha mediat por edhe kundërshtarët e mij politik që të jenë korrekt dhe që luftën politike ta zhvillojnë me mua si kryetar të LDK-së e jo me familjen time. Isa Mustafa”, ka shkruar ai./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakSiri: 250 mijë persona mbesin të bllokuar
Artikulli vijuesHaradinaj takohet me ambasadorin izraelit në Beograd