SERBI – ZJARRE NË POTHUAJSE TË GJITHA PYJET E VENDIT

Zjarre të rinj ka pothuajse çdo ditë në shumë nga rajonet e Serbisë, por nuk shihet ende e nevojshme që banorët lokalë të evakuohen, deklaroi përfaqësuesi i sektorit të menaxhimit të situatave të emergjencës në Ministrisë e Brendshme serbe, Gjorgje Babiç.

”Nëse zjarri përhapet në zonat e banuara, atëhere ne do të fillojmë operacionet e evakuimit”, shtoi Babiç.

Zjarret më problematikë në vendin ballkanik janë ata në malin Tara, në perëndim të Serbisë, si edhe në zonat e Prokupljes, Vlasotinacit dhe Gaxhin Hanit në jug të vendit.

”Vetëm në malin Tara janë shkatërruar 1 300 hektarë pyje, ndërkohë që në zonat e tjera mesatarja e pyjeve të djegur është 100 hektarë”, tha Babiç, i cili shtoi se për shuarjen e tyre janë mobilizuar një numër i konsiderueshëm personash./trt/kohaislame

Artikulli paraprakDell sjell tabletin e shëndrrueshëm në laptop
Artikulli vijuesArdhmëria e mjekësisë tradicionale