Serbia afër mbajtjes së referendumit, Kosova ose Evropa

SERBI – Shteti serb do të vendosë për politikën e mëtejme rreth Kosovës pas mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së.

Nëse Brukseli insiston për njohje të Kosovës, qytetarët do të vendosin, transmeton gazeta “Veçernje Novosti” e Beogradit, raporton Koha.

Burime të kësaj gazete kanë thënë se kreu shtetëror është krejtësisht i vetëdijshëm se politika “edhe Kosovë edhe BE-ja” është ndeshur për muri pas kërkesave gjermane që Serbia të vendosë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Kosovën.

“Po qe se hapur vihet kushti që Serbia faktikisht ta njohë Kosovën për të vazhduar integrimin në BE, nuk përjashtohet mundësia që në Serbi të mbahet referendumi me pyetjen: Kosova ose Evropa”, kanë thënë burime të Presidencës serbe për këtë gazetë beogradase. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakAvokatët: Smilkovci po montohet, dënime me çdo kusht
Artikulli vijuesRomney, kapet mat në një video të fshehtë