Serbia ka burgosur shtatë persona të akuzuar për përfshirje në vrasje masive të boshnjakëve nga Srebrenica në korrik 1995 – të parët e arrestuar prej Beogradit për masakrat, raportoi media.
Policia serbe arrestoi të mërkurën shtatë ish-luftëtarë të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e mbi 1000 boshnjakëve pasi forcat serbe të Bosnjës pushtuan enklavën e Srebrenicës në korrik 1995, sipas raportimeve të medias.
“Është e rëndësishme të theksohet se kjo është hera e parë që zyra jonë e prokurorit po merret me vrasjet në masë të civilëve dhe të burgosurve të luftës në Srebrenicë”, zëvendës prokurori serb i krimeve të luftës, Bruno Vekaric, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press.
“Nuk jemi marrë kurrë me një krim të këtyre përmasave,” shtoi Vekaric.
Më shumë se 7000 burra dhe djem boshnjakë u vranë pasi forcat serbe kaluan ‘zonën e sigurt’ të mbrojtur nga OKB,një krim që është klasifikuar nga vendimet e gjykatës ndërkombëtare si gjenocid./BIRN