Kaos dhe krizë politike në Maqedoni

Kaos, kizë politike dhe paralajmërimeve për “pranverë arabe” janë zërat dhe akuzat e partive politike ditëve të fundit në Maqedoni.

Partitë e pozitës dhe opozitës kanë drejtuar akuza ndaj njëra tjetrës, duke ashpërsuar fjalorin politik, pas situatës së krijuar lidhur me bllokimin e miratimit të projekt – buxhetit për vitin 2013, informon agjencia e lajmeve INA.

Opozita maqedonase dhe ajo shqiptare përmes mbi 1300 amendamenteve ka bllokuar shqyrtimin dhe miratimin e projekt – buxhetit. Derisa LSDM ka propozuar projekt – buxhetin e saj si buxhet kursyes, partitë shqiptare RDK dhe PDSH kanë propozuar mbi 600 amendamente, që kanë të bëjnë me projekte dhe investime në zonat shqiptare dhe rritjen e buxhetit për projekte shqiptare në të gjitha sferat.

Maxhoranca ka theksuar se nuk heq dorë nga projekt – buxheti i propozuar dhe se ai është buxhet i projektuar social – ekonomik dhe zhvillimor, në rrethanat e krizës ekonomike.

Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi dje se LSDM ka sjellje të pakuptimtë dhe të dëmshme për qytetarët e Maqedonisë. Ai ka drejtuar akuza në adresë të liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski duke theksuar se ai niset nga interesat personale dhe se ka paramenduar bllokada, nënçmime dhe krijimin e kaosit.

“Ai po mendon se si të bllokoj, si të krijoj kaos nga ku qytetarët të dëshpërohen nga Qeveria”, deklaroi Gruevski.
Nga LSDM theksojnë se nuk kanë qëllime për skenare greke apo kaos, por mbrojnë interesat e qytetarëve. “Çështja kyçe është se pse VMRO-DPMNE në mënyrë shumë insistuese po lufton që me çdo çmim të marrë kredi të reja dhe të fus vendin në një skenar grek.

Ne kemi projekt – buxhetin e propozuar me kursime prej 204 milion euro, që po të pranohet ky buxhet, nuk ka nevojë për borxhe apo kredi. Ky është edhe interes i qytetarëve dhe Qeveria të heq dorë nga lukset dhe interesat e veta”, deklaruan përmes një komunikate nga LSDM. Nga kjo parti kanë paralajmëruar seGruevski në këtë mënyrë do të përballet me qytetarët në një “pranverë arabe”.

Një nga anëtarët e kësaj partie Stevçe Jakimovski deklaroi sot në një intervistë për “Fokus” se “Gruevski, të pret Pranvera arabe”.

Gati një javë para mbylljes së këtij viti, Parlamenti akoma nuk ka miratuar buxhetin 2013, pas katër takimeve bashkërenduese me partitë për të zhbllokuar situatën. Në rast të mosmiratimit të buxhetit, vendi do të përballet me probleme sociale dhe ekonomike, në mungesë të rrogave, pensioneve dhe të ardhurave të tjera.kohaislame

Artikulli paraprakPaqeruajtësi i OKB-së vret veten dhe tre të tjerë
Artikulli vijuesDavutoglu, shqiptarëve: Ne do ju mbështesim deri në kiamet