Javën e kaluar Agjencia e Ushtrimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), respektivisht Inspektorati Finosanitar ka asgjësuar në Podujevë më shumë se 29 mijë e 600 fidanë të mjedrës, të cilat ishin importuar nga Serbia dhe ishin destinuar të shiten në tregun e Kosovës.
AUV kishte thënë se asgjësimi i mjedrave u bë me arsyetimin se ishin të infektuara me sëmundjen e kancerit të rrënjës, transmeton Indeksonline.
Zëdhënësi i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit (AUV), Lamir Thaçi ka thënë për Indeksonline se fidanët e Mjedrës të cilat janë asgjësuar, kanë rezultuar pas analizave laboratorike pozitiv me sëmundjen e kancerit të rrënjës Agrobacterium tumefaciens.
Sipas tij, pas kësaj, inspektorati ka ndërmarr menjëherë masën e asgjësimi i tyre, që ishin mijëra rrënjë.
“Fidanët e Mjedrës me sëmundjen e konstatuare pas asgjësimit nuk paraqesin rrezik. Po të ishin mbjell të infektuara përveç dëmeve ekonomike që kishin shkaktuar për shkak të mos mbirjes, po ashtu edhe sipërfaqet e mbjella të tokës ishin infektuar. Në secilin vende ku konstatohet ky dëmtues nuk preferohet që të mbillet kjo kulturë për 5 vitet e ardhshme”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se ky dëmtues me Ligjin e Mbrojtjes se bimëve Nr. 04L-120, është dëmtues karantinë.
AUV njofton se në secilin rast kur ka prezencë të sëmundjeve karantine tek bimët, inspektori nxjerr vendim për asgjësim të tyre, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes dhe dëmtimin e fermerëve. /
You Might also Like
Raport: Lista e zezë e faqeve islamofobe shqiptare on-line
(Lista e zezë e faqeve islamofobe on-line- si dhe një përmbledhje të shkurtër mbi termin…
By
Redaksia
9 Min Read
Kuvajt: Mocion për t'i dhënë fund mbështetjes financiare për Egjiptin
Gjykata Administrative e Kuvajtit është duke marrë parasysh një lëvizje urgjente që kërkon bllokimin e…
By
Redaksia
1 Min Read
10 truke për të rigjetur vetëbesimin!
Vetëbesimi nuk lind me njeriun. Pak më shumë besim në vetvete, përvojë dhe guxim mund…
By
Redaksia
4 Min Read
Opozita e vendosur për shpërndarjen e Kuvendit
Liderët e partive opozitare u janë kthyer takimeve të përbashkëta në kuadër të përgatitjeve për…
By
Redaksia
2 Min Read
Prishtinë: Digjet e tëra një shtëpi në “Kodrën e Trimave”
Shtëpia e Remzi Marollit në lagjen “Kodra e Trimave” është djegur nga zjarri sonte në…
By
Redaksia
0 Min Read
Erdogan: Fundi i pashmangshëm i regjimit të Asadit
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha se regjimit të presidentit sirian Bashar Assad po i…
By
Redaksia
1 Min Read
