Serbia do të ketë rol në dialogun për veriun

Serbia do të ketë rol në dialogun e ardhshëm, ngase bashkëkombës e saj jetojnë në Kosovës, ka thënë përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar. Sipas tij, duhet të ketë një plan për veriun, por që për të duhet të vendos Prishtina.

Në Ditën e Evropës, Zbogar ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë çdo gjë që është e mundur për t’i bindur serbët e veriut se Kosova është multietnike.

“Populli e Qeveria e Kosovës e di më së miri se si duhet t’i stimulojnë qytetarët në veri, për t’i bindur ata se Kosova është e përkushtuar për shoqëri multientike”, ka thënë ai.

Sipas tij, është herët të flitet se çfarë roli mund të ketë Serbia në dialogun e ardhshëm për veriun.

“Duke pas parasysh që ka qytetarë serbë në Kosovë, mendoj se Serbia do të ketë një rol në dialogun e ardhshëm. Esenca është që të zgjidhet çështja në veri”, ka thënë Zbogar. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakHaliti: Prokuroria të më hetoj për akuzën e Hotit
Artikulli vijuesSHBA – SËRISH PROTESTA NË WALLSTREET