Gjykata speciale mund ta trondit koalicionin LDK-PDK

Koalicioni PDK-LDK, nga shumë opinionist u pa si i paarsyeshëm, për faktin se Blloku, për më shumë se gjashtë muaj ishte unik, dhe arritja e menjëhershme e këtij koalicioni mes dy rivalëve më të mëdhenj në historinë politike të Kosovës, ngjalli shumë debate, madje për disa ky koalicion ishte koalicion në këmbim mos hapjeve të dosjeve.

Se Koalicioni nuk është koalicion i parimeve dhe programeve po flitë edhe së fundi kur po debatohet rreth Gjykatës Speciale, që do të hetojë krimet e luftës, por ka pretendime se kjo Gjykatë duhet të hetojë edhe vrasjet e cilësuara si politike, veçmas ato gjatë viteve1998-2000, ku viktima ishin kryesisht aktivist dhe figura të njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa të etiketuar vazhdojnë të mbesin pjesëtarë të SHIK-ut, tashmë anëtar të PDK-së.kohaislame

Artikulli paraprakPesë biznese vendosen për nëntë vjet në zonën industriale të Suharekës
Artikulli vijuesArsimit në Kosovë i duhet transformim