SERBIA KA VJEDHUR PROJEKTIN DANUB – PRESHEVË – SELANIK

Moska në bashkëpunim me Beogradin kanë vjedhur dhe kopjuar planin e vjetër amerikan për ndërtimin e kanalit ujor në Luginën e Preshevës, për të lidhur Serbinë përmes rrugës ujore me portin e Selanikut.

Kjo projekt viteve të fundit është lansuar nga politikanë serb, ndërsa presidenti i sapozgjedhur Tomislav Nikoliq ka qenë një nga proklamuesit më të zëshëm. Nikoliq kishte propaganduar se do të sigurojë nga Moska mbi 100 miliardë euro për realizimin dhe konstruktimin e kësaj rruge ujore për lidhjen e Serbisë me detin Egje, raporton Ina.

Dokumentet historike që janë zbuluar në arkivat amerikane dëshmojnë se kanali ujor Danub – Deti Egje, përmes Luginës së Preshevës, duke trasuar rrugën ujore përmes lumenjve Moravë dhe Vardar në Maqedoni, është ide dhe propozim amerikan që daton saktësisht prej 7 korrikut të vitit 1909.

Projekti për herë të parë është shpallur nga konsulli amerikan në Konstantinopojë, i cili kishte shkruar për idenë dhe kishte raportuar nga terreni, saktësisht nga Lugina e Preshevës dhe Shkupi, ku kishte udhëtuar për vizitë zyrtare. Tërë projekti ishte ideuar dhe projektuar nga Association of Civil Enginners of New Jersey më 1920.

Qeveria serbe dhe ajo ruse mbi një shekull kishin tentuar të humbin origjinalitetin e këtij propozimi duke e paraqitur gjatë viteve si propozim të tyre.kohaislame

Artikulli paraprakU ZGJODH KËSHILLI DREJTUES I UP-SË
Artikulli vijuesSmartfoni i Amazon: Çfarë dimë për të