U ZGJODH KËSHILLI DREJTUES I UP-SË

Në bazë të nenit 17 të Rregullores mbi punën e Senatit të Universitetit sot u bë përzgjedhja e pesë anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i përkohshëm i Senatit të UP-së, prof. dr. Ibrahim Behluli, në prezencën e KQZ-së të UP-së (Prof. dr. Shaban Shabani, kryetar, prof.asc. Gazmend Kaçaniku, nënkryetar, prof. dr. Selim Daci, anëtar, Milaim Mazreku, anëtar si dhe koordinatori Fidan Hamiti).

Sipas një njoftimi për medie të KQZ-së të UP, në rrethin e parë kandidati i parë i cili u zgjodh për KD është Ajvaz Berisha, profesor në Fakultetin e Shkencave Sportive, më 28 vota, në rrethin e dytë u zgjodh Behxhet Mustafa, profesor në FSHMN, më 23 vota,

në rrethin e tretë si anëtar i tretë përkatësisht i katërt, Meqir Sadikaj, profesor në Fakultetin Juridik, me 27 vota, dhe Safet Merovci, profesor në Fakultetin Ekonomik, me 21 vota. Në rrethin e katërt, të fundit si anëtarë i pestë u zgjodh Blerim Kamberi, profesor në Fakultetin e Mjekësisë me 19 vota, thuhet në njoftimin për zgjedhjen e anëtarëve të KD-së të UP-së.kohaislame

Artikulli paraprakKOMUNA E PRISHTINËS E SHPENZOI BUXHETIN VETËM 9.3 %
Artikulli vijuesSERBIA KA VJEDHUR PROJEKTIN DANUB – PRESHEVË – SELANIK