Serbia kërkon shlyerjen e integritetit tokësor të Kosovës

 

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq një prononcim për gazetën “Veçernje novosti”, thekson se BE nuk ka alternativë për Serbi dhe se nga Brukseli pret sinqeritet.

“Me dëshirë që ta fitojë datën për fillimin e negociatave, Serbia është ballafaquar me probleme akute, midis të cilave janë lufta kundër kriminalitetit e korrupsionit, reforma e gjyqësisë, si dhe pranimi i gjithë asaj që deri më tash është nënshkruar me vazhdimin e dialogut teknik, me çka ka treguar se ka vullnet të fuqishëm që problemi të zgjidhet”, ka theksuar ai, raporton RTK.

Nikoliq njëkohësisht pret që BE të tregojë gatishmëri të sinqertë për ta pranuar Serbinë në radhët e veta si anëtar të vetin.

“Bashkimi Evropian po përcaktohet pozitivisht ndaj pavarësisë së Kosovës e Metohisë me anë të saktësimit në formulimet në Strategjinë për shtrirje. Termi ”integriteti i Kosovës” nuk është i pranueshëm për Serbinë, e cila pret se BE do të jetë mediator i paanshëm në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Ndryshimi i atij formulimi paraqet një hap të vogël i cili do t’i jepte forcë shtesë Serbisë, që në vullnet të mjaftueshëm dhe në interes te të gjithë qytetarëve t’i zgjidh të gjitha problemet ekzistuese dhe ta vazhdojë dialogun në nivelin më të lartë politik”, ka theksuar ai.

Sipas gazetës “V. Novosti” propozimi i Serbisë është që nga dokumenti të hiqet fjala “integritet” sepse ajo për nga interpretimi i vet juridik e përshinë edhe sovranitetin e Kosovës dhe që, në vend të kësaj, të shkruan “respektimi i territorit të Kosovës”.

Në këtë rast, Serbia do të mund ta respektonte “territorin e krahinës së vet jugore”, që do të nënkuptonte se pranon se nuk ka ndarje. Ky propozim pason pas sqarimeve të komisionarit evropian për shtrirje, Stefan Fyle i cili i ka bindur zyrtarët serb se formulimi mbi “tërësinë tokësore të Kosovës” ekskluzivisht ka të bej me ndalimin e ndarjes dhe është neutral ndaj statusit.

Nën-kryeministrja e Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq. ka thënë për gazetën në fjalë se formulimi mbi tërësinë tokësore të Kosovës është futur në raport në çastin e fundit.

“Kjo është bërë pa konsultime paraprake me këdo qoftë nga zyrtarët serb. Këtë ia kam bërë të qartë edhe komisionarit Fyle, kurse për hapat e mëtejmë do të bisedojmë në qeveri”, ka thënë ajo.

Shefi i Zyrës për integrime evropiane, Milan Pajeviq ka konfirmuar për “Veçernje novosti” se Serbia pas raportit të KE dhe vizitës së Fyles po përgatit një plan aksioni për vazhdimin e integrimeve.

“Platforma shtetërore për Kosovën gjithësesi do të duhej ta merrte parasysh edhe atë që shkruan në dokumentet e Brukselit”, ka deklaruar ai.Milica Deleviq, kryetare e Këshillit të Kuvendit të Serbisë për integrime evropiane, ka vlerësuar se Brukseli nuk do ta ndryshojë tekstin e Strategjisë mbi zgjerimin për shkak të vërejtjeve të Serbisë.

Ky nuk është dokument i përbashkët i Serbisë dhe BE që rreth atij të negoociohet, por dokument i Komisionit Evropian i cili veç është miratuar. Vet komisionari Fyle ka thënë në Beograd para parlamentarëve, se nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi dhe shlyerje të fjalive./ZERI/kohaislame

 

Artikulli paraprakApple do të nxjerrë iPad Mini-in më 23 tetor
Artikulli vijuesAKR kërkon amendament, PDK kompromis, për presidenten