Apple do të nxjerrë iPad Mini-in më 23 tetor

Ekzistonin thashetheme që Apple do të dërgonte ftesa për prezantimin e iPad Mini-it para dy ditësh, gjë që nuk ndodhi.

Por John Paczkowski nga AllThingsD tha se burime nga Apple e kanë lajmëruar se kjo ngjarje do të zhvillohet më 23 tetor, vetëm tre ditë para daljes së tabletës Surface të Microsoft-it.

Thashethemi për iPad Mini-in kthehet çdo vit, por kësaj radhe lajmi ka mbështetës të besueshëm, The Wall Street Journal. Ishte kjo e fundit ajo që e zbuloi historinë e tabletës së re të Apple dhe kërkesës së kompanisë për 10 milionë njësi nga furnizuesit e saj.

iPad Mini supozohet të jetë më i lehtë se iPadi-i

Nga sa dimë deri tani, iPad Mini do të ketë një ekran 7.85 inç LCD me rezolucion 1024×768. Do të ketë gjithashtu lidhësin e ri të Apple, Lightning dhe presupozohet të jetë më i lehtë se iPad-i origjinal.

Data e daljes me sa duket bëhet enkas nga kompania për ti dhënë një sulm Microsoft-it i cili do të nxjerrë Surface RT tre ditë më vonë. Gjithsesi do të shohim se si gjërat do të vazhdojnë ditët e ardhshme. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakA do të ketë Google Nexus Tablet me çmim 99 $
Artikulli vijuesSerbia kërkon shlyerjen e integritetit tokësor të Kosovës