Serbia nuk i ndalë hetimet për krime lufte

Prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq ka thënë se nuk është duke pushuar puna për siç ka thënë ai, arrestimin e terroristëve por problemi sipas tij është më tepër politik.

“Nuk kemi bërë asnjë gabim kur kemi arrestuar pesë shqiptarë nën dyshime për krime lufte në jug të Serbisë”, ka thënë Vukçeviq në një intervistë për të përditëshmen Politika, duke shtuar se të gjithë ata që kanë bërë siç thotë ai, krime lufte, do të arrestohen.
Ai ka paralajmëruar se edhe sa u përket akuzave për trafikim të qenieve njerëzore në Kosovë, së shpejti do të bëhen publike informacione të reja.
“Dyshojmë për viktima të krimit monstruoz ndaj serbëve në Kosovë dhe ne jemi duke hetuar këto raste”, ka thënë ai./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakTërmet në Maqedoni i shkallës 4.5
Artikulli vijuesPolicia bastisë shtëpinë e Dragan Spasiqit në Prilluzhë