Serbia paralajmëron plan për Kosovën

Drejtori i zyrës qeveritare serbe për Kosovë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Qeveria e Serbisë së shpejti do të dal me një plan për çështjen e Kosovës me të cilin do të mundohet të ofroi një zgjidhje të drejt dhe të qëndrueshme për këtë problem.

Vulin, i cili është edhe lider i Lëvizjes së socialistëve, duke iu drejtuar anëtarëve të këtij subjekti politik ka thënë se në opinion mund të dëgjohen fjalë se Kosova është shitur dhe ka porositur ata njerëz të thonë se kush e ka ble.
“Mund të ju them se ne atë dokument të shitjes nuk e kemi nënshkruar dhe me ne askush nuk ka bërë pazar.Mos i akuzoni serbët e Kosovës për ngecjen tonë në rrugën drejt të Evropës dhe mos të thotë se ata janë ngarkesë, pengesë dhe problem. Problemi më i madh i joni është korrupsioni , kriminaliteti e papunësia, ndërkaq serbët e Kosovës janë krenaria jonë”, ka thënë Vulin.
Ai ka theksuar se kjo qeveri do të respektoj të gjitha marrëveshjet që janë arritur nga ekzekutivi i kaluar në Bruksel./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakMinistri Agani nderon me mirënjohje Dr. Mazem Al Hajrin
Artikulli vijuesShkup, dhunohet një motër medicinale