Kapen "urdhër-lëshuesit" për arrestimin e kryeministrit

0
208

Policia e Kosovës bënë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, njësit policore nga stacioni policor Qendra kanë ndaluar tre persona të dyshuar aktivist të “Lëvizjes Vetëvendosje”.

Ndalimi i këtyre personave të dyshuar është bërë për shkak se të njëjtit kanë bërë shpërndarjen e afisheve me përmbajtje “urdhër arrest për Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe tre ministrave të tjerë”.
Afishet të cilat janë shpërndarë nga këta aktivistë kanë logon e Republikës së Kosovës dhe logon e Policisë së Kosovës.
Kjo afishe në formë të memos së policisë është e falsifikuar nga ana e aktivistëve të “Vetëvendosjes” e cila njëherit përmban edhe numrin e rastit i cili po ashtu është i falsifikuar.
Prokurori kujdestar i rastit ka urdhëruar që të njëjtit të lirohen dhe rasti të shkojë në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës, është e shqetësuar lidhur me veprimet e aktivistëve të “Lëvizjes Vetëvendosje” të cilët kanë falsifikuar dokumentin policor dhe te njëjtin e kane shpërndarë në lokacione të ndryshme të kryeqytetit.
PK-ja, me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve dhe opinionit të gjerë sqaron se aktivistët e “Lëvizjes Vetëvendosje” kanë bërë falsifikimin e dokumentit (afishet) të cilat kanë pas logo dhe përmbajtje policore, dhe se të njëjtin dokument kjo lëvizje e ka shfrytëzuar për aktivitete dhe qëllime politike.
Me këtë rast informojmë opinionin publik dhe njëherit konfirmojmë se dokumentet e tilla të shpërndara nuk janë dokumente zyrtare të PK-së dhe si të tilla nuk mund të konsiderohen si dokumente zyrtare./Indeksonline/kohaislame