Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka bërë përurimin e tre librave në të cilat janë paraqitur krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë kohës së luftës.
Në këto tre vëllime janë paraqitur një numër i madh i personave të zhdukur, monumentet e shkatërruara si dhe vrasjet në Kosovë, përcjell KlanKosova.
Me këtë rast, udhëheqësi i këtij Instituti Ismet Salihu, ka thënë se Serbia kishte qëllime gjenocidale në Kosovë, ndërsa ka shtuar se kjo dëshmohet edhe nga masakrat sikur ajo e Mehës, Likoshanit e Reçakut, si dhe varrezat masive.
Veprime gjenocidale Serbia u tha se ka bërë edhe në aspektin kulturor ku ka shkatërruar mbi 2700 objekte me vlerë kulturore e arkeologjike.