Shefi Benoit Violier, restoranti zviceran i të cilit u shpall më i miri në botë në dhjetor, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Sipas BBC, Violier, 44 vjeç, drejtonte “Restaurant de l’Hotel de Ville”, pranë Lozanës.
Restoranti fitoi tre yjet Michelin dhe u shpall më i mirë në renditjen franceze “La Liste”.
Policia thotë se Violier, që ka lindur në Francë, duket se ka vrarë veten.
Vdekja e tij vjen pak muaj pas vdekjes së këshilltarit dhe paraardhësit të tij, Philippe Rochat.
Sipas biografisë së tij, Violier u rrit në një familje me shtatë fëmijë në perëndim të Francës.
Pasioni i tij për gastronominë u frymëzua nga mamaja në moshë të re, ndërkohë që pasionin për gjuetinë, konjakun dhe verën e mori nga babai.
Kuzhinieri zviceran, Fredy Girardet, që ka marrë po ashtu tre yje Michelin, tha se ka mbetur i shokuar.
“Ai ishte një njeri brilant. Kaq i talentuar dhe kaq me kapacitet. Të jepte përshtypjen sikur ishte perfekt”.
Duke marrë çmimin e kuzhinierit më të mirë, ai pati deklaruar: “Asgjë nuk është përfundimtare, gjithçka duhet përsëritur çdo ditë”.
Çmimet në restorantin e tij nisnin nga 191 dollarë për një mëny të shpejtë.
You Might also Like
Bajrami nepër botë: Nga namazi tek fishekzjarret dhe tradita
Fotografitë shfaqin atmosferën e Fitër Bajramit, që njëherit shënon edhe fundin e muajit të bekuar…
By
0 Min Read
Xhamia e Madhe në Paris, gati në përfundim
Puna e ndërmarrë në vitin 2011 në xhaminë e madhe në Paris duhet të përfundojë…
By
1 Min Read
Arrestohen 4 trafikantë përgjegjës për vdekjen e fëmijës sirian (Foto)
Autoritetet turke kanë arrestuar katër të trafikantë të dyshuar në lidhje me vdekjen e 12…
By
1 Min Read
Krerët e shtetit turk dënojnë sulmin në Paris
Presidenti Erdoan në reagimin e tij bën thirrje për luftë të përbashkët dhe vendimtare ndaj…
By
2 Min Read
Gjykata egjiptiane pezullon asamblenë kushtetuese për shkak të dominimit nga islamikët
Një gjykatë egjiptiane të martën ka pezulluar vendimin e parlamentit për të krijuar një asamble të re kushtetuese, duke sfiduar legjitimitetin e një organi që ka qenë i kritikuar…
By
1 Min Read
Takim i veçantë midis imamëve dhe priftërinjve në Birmenstorf të Zvicrës
28 shtatori ishte një ditë e bukur në Zvicër, e cila u shënua me një…
By
2 Min Read
