Serbia zgjeron hetimet ndaj Haradinajt, thotë se ka 30 dëshmitarë të rinj kundër tij

Former Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj leaves the prison of Colmar, surrounded by police officers, on January 12, 2017. A French court ruled today that Ramush Haradinaj, who was arrested in France on suspicion of war crimes last week, should be released. / AFP PHOTO / SEBASTIEN BOZON

Pas vendimit të djeshëm të gjykatës së Colmarit të Francës për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë Qeveria e Serbisë.

Në mbledhjen e sotme urgjente, ministri i Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburovic ka thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për ekstradimin e Haradinajt.

“Nuk heqim dorë nga ekstradimi. Hetimi është zgjedhur edhe me 30 dëshmitarë të rinj”, ka thënë Kuburovic, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Kurse Marko Gjuriq ka thënë sot se Serbia nuk e pranon drejtësinë që nuk e lë pa ndëshkuar vrasjen e civilëve të pafajshëm serb apo edhe të ndonjë kombësie tjetër, sic ka thënë ai, të bërë nga Ramush Haradinaj dhe grupi i tij.

Ai pyeti se a nuk është e mjaftueshme vrasja e civilëve të pafajshëm ,përfshirë këtu edhe atë të dy fëmijëve disa javë më parë, që Haradinaj të ekstradohet në Serbi. /Indeksonline/

Artikulli paraprakShuhen 1 mijë e 841 biznese
Artikulli vijuesArrestohet kreu i Gjykatës në Deçan