Sergei Lavrov: opozita siriane po përdor artilerinë dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore

Opozita siriane në Kusair ka përdorur artilerinë dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore, deklaroi në një intervistë për kanalin televiziv amerikan CBS Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

“Njerëzit, të cilët luftojnë kundër regjimit siriane, janë të armatosur shumë mirë. Në situatën e krijuar në Kusair të dyja palët kanë përdorur armatimet e rënda. Opozita ka vënë në përdorim artilerinë dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore”, – tha Sergei Lavrov.

Ministri deklaroi gjithashtu se dallime në qasjen strategjike ndaj situatës në Siri Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë.

Artikulli paraprakSulm mbi një postbllok në Afganistan: 6 policë të vrarë
Artikulli vijuesEgjipti kërcënon Etiopinë me luftë