Sulm mbi një postbllok në Afganistan: 6 policë të vrarë

6 policë janë gjetur të qëlluar për vdekje me armë zjarri në një postbllok në jug të Afganistanit, ndërkohë që dy roje të tjera të rendit janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Një makinë, armët dhe municionet, të cilat ndodheshin në postbllok, janë konfiskuar nga sulmuesit. Ende nuk është përcaktuar nëse sulmuesit e postbllokut ishin policë afganë apo ushtarakë.

Muajin e kaluar dy dezertorë qëlluan me armë zjarri dhe vranë 7 oficerë të ruajtjes së rendit në provincën Kandahar. Militantët e Lëvizjes “Taleban” kanë pranuar vazhdimisht se ata rekrutojnë bashkëpunëtorët e forcave të sigurisë së vendit për kryerjen e sulmeve të tilla.

Artikulli paraprakIraku synon të fitojë nga nafta 6 trilionë $
Artikulli vijuesSergei Lavrov: opozita siriane po përdor artilerinë dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore