Sërish blindohet Shkupi dhe gjykatat, rasti “Celula” për muxhahedinët e dyshuar

Policë gjithandej, helikopterë dhe rrugë të bllokuara.

Në gjykatën penale sot do të mbahet një takim publik për të shqyrtuar aktakuzën për rastin “Celula”, në të cilin 11 njerëz dyshohen se kanë luftuar në anën e “Shtetit Islamik” në fushat e betejës në Siri dhe në fusha të tjera të krizës.

Këshilli për vlerësim i Gjykatës Themelore Shkupi 1, pas takimit dhe analizën e ankesave të paraqitura nga mbrojtja, dhe mbi bazën e provave mbi të cilat është bazuar prokuroria, do të vendosë nëse aktakuza është miratuar dhe nëse do të ketë një gjykim.

Zyra e Prokurorisë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion në muajin shkurt ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave të cilët luftuan në anën e “Shtetit Islam.” Ata do të përgjegjigjen për pjesëmarrje në anën ushtrisë së huaj, polici, apo formacioneve paraushtarake apo parapolici.

Aksioni “Celula”, u realizua më 6 gusht të vitit të kaluar. Sipas këtij informacioni Ministria e Brendshme, Shkupi ka qenë bastion kryesor i personave, ku nga Maqedonia janë organizuar dhe rekrutuar ushtarë në formacionet paramilitare të huaja.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT NË MAQEDONI 47 %, SHUMICË ABSOLUTE!
Artikulli vijuesVIDEO – Cila grua është më e mira prej të gjithave