Sërish shpërthim në Mitrovicë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, një mjet ka shpërthyer në automjetin e një qytetari të përkatësisë serbe, për të cilin autoritetet e rendit thonë se për të dytën herë është cak i sulmit.

Në një komunikatë për shtyp, policia e Kosovës ka njoftuar se 38 vjeçari, punëtor i furrës së bukës “Mini Pani”, ka njoftuar “për shpërthim të fuqishëm të regjistruar në veturën e parkuar para lokalit në rrugën “Sutjeska”, në veri të Mitrovicës”.

Policia njofton se vetë furra e këtij qytetari, ka qenë në janar të këtij viti, cak i sulmit të armatosur nga persona të panjohur.

Artikulli paraprakDaçiq ka thënë se problemi i institucioneve paralele duhet të zgjidhet
Artikulli vijuesSHBA plan për furnizim me armë të opozitës në Siri?