SHBA plan për furnizim me armë të opozitës në Siri?

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka mbështetur një plan, i cili parasheh ofrim të armatimit për luftëtarët opozitar në Siri, ka thënë gjenerali Martin Dempsey në seancën e komitetit të Senatit të enjten.

Ofrimi i armatimit për rebelët kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, ka qenë temë e një debati brenda administratës shtetërore.

Shqetësimet rreth armatosjes së grupeve që kanë lidhje me Al-Kaidan, kanë kufizuar gatishmërinë amerikane për ndihma humanitare. Presidenti Obama disa herë më parë e ka përsëritur se ai dëshiron të shohë një zgjidhje politike dhe jo ushtarake, të krizës në Siri.

Artikulli paraprakSërish shpërthim në Mitrovicë
Artikulli vijues“Të ngrihemi kundër vrasjes, të ngrihemi kundër aeroplanëve pa pilot!”