Dy artistë amerikanë Mary Mihelic dhe David Gleeson prezantuan projektin e tyre të cilin e kanë nisur kundër kanditadit të mundshëm për president Donald Trump
NEW YORK (AA) – Dy artistë amerikanë Mary Mihelic dhe David Gleeson në një ekspozitë në New York, prezantuan projektin e tyre të cilin e kanë nisur kundër kanditadit të mundshëm për president nga radhët e republikanëve në SHBA Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Ata për 14 mijë dollarë blenë autobusin që Trump kishte përdorur në fushatën zgjedhore në shtetin amerikan të Iowa-s, duke e ngjyrosur dhe shënuar mbi të “T.RUMP” dhe “t.RUTT”.
Autobusi ka kaluar një milion e 600 mijë kilometra, kurse dyshja thotë se besojnë se projekti i tyre do të ketë një rol të rëndësishëm në procesin politik në SHBA.