SHBA: Deri sot janë vrarë 8500 ushtarë të ISIS-it

Koalicioni i forcave aleate nën komandën e SHBA, nga sulmet ajrore në Irak ka vrarë më shume se 8500 luftëtarë të ISIS nga gushti i vitit të kaluar.
Këtë sot e ka thënë udhëheqësi i komandës qendrore të ushtrisë amerikane gjeneral Lloyd Austin
 
Austin ka thënë se jo vetëm që janë vrarë 8500 luftëtarë por nga këto sulme janë shkatërruar qindra automjete, tanke dhe armatim të rëndë.
Sulmet ajrore po ashtu e kanë zvogëluar mundësinë që ISIS të provojë të marrë rafineritë dhe pikat e naftës, sidomos në Siri.
 
Austin ka thënë se ISIS i cili ka kontrolluar pjesët kryesore të Irakut verior dhe atij perëndimor nga vera e kaluar, më nuk është në gjendje të mbajë territore të reja.
 
Artikulli paraprakKapet drogë e eksploziv në Gjilan
Artikulli vijuesAston Martin prezanton konceptin elektrik DBX (FOTO)