Siri: Masakrohen 60 kryengritës në një pritë

Mbi 60 luftëtarë kryengritës janë vrarë në një pritë të ngritur nga ushtria kriminale e gjakatare e Asadit, raporton një grup i monitorimit të situatës në vendin e përfshirë nga lufta e përgjakshme.

Kryengritësit u vranë në kurthin e ngritur në qytetin Adra, në lindje të Damaskut, bën me dije Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, mbështetës i opozitës.

“Të paktën 62 kryengritës u vranë, shumica e të cilëve të rinj”, deklaron grupi në fjalë përmes një komunikate për shtyp.

Mbi 150 mijë persona janë vrarë në konfliktin që zgjat prej 28 muajsh në Siri, me 1.7 milionë sirianë të tjerë që janë detyruar të kërkojnë strehim në vendet fqinje.

Forcat gjakatare besnike të presidentit Bashar al Assad kanë ende nën kontroll shumicën e Damaskut dhe rrugët që të çojnë në perëndim, ndërsa kryengritësit kanë marrë nën kontroll zona në veri dhe lindje të vendit.

Televizioni shtetëror sirian tregoi pamje të personave të vrarë. Mohammed Saeed, një aktivist nga Damasku, tha për agjencinë “Associated Press” se kryengritësit po lëviznin nga zonat lindore të Damaskut për në zonën e Kalamunit kur ranë në pritë. /tch/kohaislame

Artikulli paraprak3 aplikacione për dizajnimin e pajisjeve Android me pamjen e iOS 7
Artikulli vijuesForumi Musliman i Shqipërisë rrëzon padinë e dy shoqatave ndaj Xhamisë së Namazgjasë